Motra privoi nga jeta motrën, hapat që u ndërmorën një ditë pas tragjedisë në Fushë Kosovë

Një 33-vjeçare nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës ka vdekur dje pasi dyshohet se motra e saj e ka ngufatur me jastëk. Burime të Gazetës Express informuan dje se dy motrat, viktima dhe dorasja dyshohet të kenë pasur probleme mendore.

Viktima 33-vjeçare dyshohet se është privuar nga jeta nga motra e saj, e cila u arrestua dhe me urdhër të prokurorit të shtetit u dërgua në mbajtje për 48 orë. Ndërsa, trupi i pajetë i viktimës u dërgua për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, pasi fillimisht u bë e ditur se bëhej fjalë për vdekje të dhunshme.

Një ditë pas kësaj tragjedie, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuares për vrasjen e motrës, gjithashtu për të është propozuar edhe ekzaminimi psikiatrik.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, tha se hetimet po udhëheqen në drejtim të vepres penale “vrasje e rëndë”.

“Ju njoftojmë se prokurorja e rastit nga Departamenti i Krimeve të Rënda është duke i udhëhequr hetimet në drejtim të veprës penale “Vrasja e rëndë”, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, për sqarimin e rrethanave të kësaj vrasjeje. Po ashtu, ju njoftojmë se e njëjta sot ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit me propozim për ekzaminim psikiatrik ndaj të dyshuarës, në gjykatën kompetente”, tha Ulaj për Gazetën Express.

Viktima dhe dorasja kanë diferencë në moshë rreth tri vjet, ndërsa fqinjët theksuan se motrat prej kohësh kishin probleme mendore.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme