Motra sulmon motrën në Tetovë, policia punon në zbardhjen e rastit

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se mbrëmë bë Tetovë një e mitur ka përfunduar në spital për shkak të lëndimeve trupore të cilat ia kishte shkaktuar motra e saj. Policia punon në zbardhjen e rastit.

“Mbrëmë (01-nëntor) në orën 21:50 në SPB-Tetovë është raportuar se një e mitur nga një fshati i Tetovës është sjellë në Spitalin Klinik të Tetovës me lëndime nga një mjet i mprehtë në pjesën e shpinës dhe me disa lëndime të tjera nëpër trup. Gjatë inspektimit më vonë është zbuluar se plagët ia kishte shkaktua motra e saj më e madhe, pasi që më parë kishin patë një zënkë verbale dhe fizike me njëra-tjetrën. Janë marrë të gjitha masat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të përgatitet parashtresë përkatëse”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme