Motra vret motrën në Tiranë, ngjarja ndodhi në sy të nënës së moshuar

Një vrasje brenda familjes ka tronditur Tiranën, ku viktimë ka mbetur 37 vjeçarja Amanda Pushani. Policia arrestoi të motrën, Marsela Pushanin e cila thotë se është penduar dhe se nuk kishte qëllim të vriste. 40-vjeçarja me profesion mësuese, pretendon se motra e saj ishte agresive dhe përdoruese alkooli, dhe se vrasja e saj ka ndodhur në rrethana të vetëmbrojtjes. Ngjarja ndodhi në sy të nënës së tyre, teksa vdekja u raportua fillimisht si aksidentale.

 Një 37 vjeçare ka humbur jetën të shtunën në Tiranë për shkak të goditjes me thikë, ndërsa autore e dyshuar është motra e saj. Mjeti prerës ka depërtuar në organet jetike Amanda Pushanit, duke i marrë jetën në vend.

Sipas Policisë, familjarët e viktimës e raportuan vdekjen si aksidentale, por nga kontrollet u konfirmua se vdekja kishte ardhur si pasojë e goditjes me thikë. Blutë e kryeqytetit vendosën në pranga 40-vjeçaren Marsela Pushani, me profesion mësuese. Kjo e fundit ka rrëfyer para Oficerëve të Policisë Gjyqësore, se është penduar për veprimin, pasi nuk donte ta vriste të motrën, por e bëri për vetëmbrojtje.

‘Amanda erdhi e dehur në shtëpi pasi kishte qëndruar jashtë natën e së premtes dhe kishte me vete edhe disa shishe birre. Në këtë moment në banesë ka nisur konflikti pasi unë dhe mamaja i kanë kërkuar llogari pse vijonte të pinte pasi kishin rënë dakort që do hiqte dorë. Thikën e mori Amanda, tentova t’ia heq nga duart duke u përleshur, ajo u plagos duke ndërruar edhe jetë’, ka thënë Marsela Pushani në polici.

Dëshmitare thonë burimet jo zyrtare ishte edhe e ëma e moshuar që jetonte me të bijat në një pallat në rrugën “Hajdar Hidri”. Pas krimit, është njoftuar ambulanca duke i treguar se kishte vdekur në mënyrë natyrale, por hetimet e Komisariatit nr 3 dhe raporti i autopsisë zbuloi planin për të fshehur ngjarjen.

Vetë autorja e dyshuar, ka sqaruar pas kësaj rrethanat e tronditjes nga ngjarja. Viktima prej kohësh ishte e papunë, ndërsa mosmarrëveshjet me të motrën vijonin prej 10 vitesh, për shkak të konsumimit të alkoolit nga Amanda.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme