Motrat supermodele amerikane Bella dhe Gigi Hadid po dhurojnë 1 milion dollarë (785,000 £) për të mbështetur ndihmat palestineze.
Një përfaqësues i Bella-s tha se paratë janë caktuar për shpërndarje të barabartë midis katër organizatave humanitare që kanë në fokus fëmijët dhe familjet e prekura nga konflikti në Gaza.
Në një postim në Instagram në maj, Bella tha se ishte “e shkatërruar nga humbja e popullit palestinez dhe mungesa e ndjeshmërisë që vjen nga sistemet qeveritare në mbarë botën”.
Donacionet vijnë pasi një seri fotografish të modeles në Festivalin e Filmit në Kanë muajin e kaluar e shfaqën atë me një fustan kuq e bardhë të bërë nga pëlhura tradicionale arabe që lidhet me kulturën palestineze.
Ajo shkroi se ishte “një mënyrë e bukur për të përfaqësuar historinë, punën e dashurisë, qëndrueshmërinë dhe, më e rëndësishmja, artin e qëndisjes historike palestineze”.
Pas sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor, Gigi shkroi në Instagram: “Mendimet e mia janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi e pajustifikueshme dhe çdo ditë që jetë të pafajshme merren nga ky konflikt – shumë prej të cilëve janë fëmijë.
Katër agjencitë e ndihmës që marrin donacione nga motrat janë Heal Palestine, Palestine’s Relief Fund, Ëorld Central Kitchen dhe Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punë.
Organizatat mbështesin ndihmën humanitare duke përfshirë programet ushqimore dhe mjekësore, ndihmojnë familjet e zhvendosura dhe ofrojnë shërbime psikologjike në mes të luftës së vazhdueshme midis Izraelit dhe Hamasit.