MPB: 140 kundërvajtje dhe tetë kallëzime penale ndaj drejtuesve të biçikletave, mopedëve dhe motoçikletave

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë një aksioni të përforcuar kontrolli, të zhvilluar dje në territorin e gjithë vendit, janë konstatuar 140 kundërvajtje nga drejtuesit e biçikletave, mopedëve, motoçikletave, triçikleve dhe katërçikleve.

“Dje (23.08.2026), në periudhën nga ora 17:00 deri në orën 22:00, Sektori për Çështje të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme zhvilloi një aksion kontrolli në territorin e mbarë vendit, i orientuar ndaj drejtuesve të biçikletave, mopedëve, motoçikletave, triçiklevw dhe katërçikleve”, njoftojnë MPB.

Gjatë aksionit janë evidentuar edhe 156 kundërvajtje të tjera të llojeve të ndryshme.

Ministria e Punëve të Brendshme thekson se do të vazhdojë me kontrollet e përforcuara në trafik, me qëllim rritjen e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion.

MPB u bën apel drejtuesve të motoçikletave, mopedëve dhe mjeteve të tjera që të respektojnë rregullat e trafikut, të përdorin pajisjet mbrojtëse dhe të mos drejtojnë mjete nën ndikimin e alkoolit.

The post MPB: 140 kundërvajtje dhe tetë kallëzime penale ndaj drejtuesve të biçikletave, mopedëve dhe motoçikletave appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme