MPB: 153 gjoba në Shkup, 8 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 153 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 18 për tejkalim të shpejtësisë, shtatë sanksione për drejtim mjeti pa patentë shoferi, katër kundërvajtje iu shqiptuan motoçiklistëve, tetë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, gjashtë për kalim në semafor të kuq, dy për mosvënien e rripit të sigurimit…

Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Andaj apelojnë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta. / Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme