Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 177 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 38 për tejkalim të shpejtësisë, 14 masa për ngasje të makinës pa patentë shoferi, nëntë sanksione për parakalim të kundërligjshëm.
Janë shqiptuar dhe katër masa për drejtim të automjetit nën ndikimin e alkoolit, nëntë sanksione për kalim në semaforë të kuq, shtatë sanksione për mosvënien e rripit të sigurisë.
Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. MPB apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit.