MPB: 207 gjoba për tejkalim të shpejtësisë

Ministria për Punë të Brendshme gjatë ditës së djeshme (28.03.2024) ka kryer kontroll të intensifikuara në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me çrrastë janë gjobitur 207 vozitës.

Prej tyre, gjashtë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë.

Në të njëjtën kohë, 76 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 131 jashtë vendbanimeve.

Nga MPB u bëjnë thirrje shoferëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme