Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 215 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 74 për tejkalim të shpejtësisë, 10 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 14 për makina të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.
Sipas njoftimit të MPB-së janë shqiptuar dhe 8 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 13 për tejkalim të parregullt…Nga MPB njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për respektim të rregullave të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion.
“Bashkë të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk