MPB: Deri në orën 13.00 janë regjistruar disa incidente të vogla

Që nga hapja e vendovitimeve e deri më tani, në oren 13 nuk ka pasur incidente të mëdha, por janë paraqitur një numër i vogël i incidenteve të vogla, ndaj të cilave është reaguar, njofton Jordan Lamanovski, nga MPB

Personi Z.D.(37) është arrestuar për shkak të fotografimit të fletës votuese me celular në shkollën “Koço Racin”, në Gjorçe Petrov. Për shkak të këtij rasti votimi në këtë shkollë ka qenë i ndërprerë prek 8.25 deri në 8.35. rast më fotografimin e letrës votuese ka pasur edhe në Valandovë. Rreth orës 9 në vendvotimin në Kino Valandovo Z.P. pas votimit ka fotografuar fletën dhe është larguar. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon në zbardhjen e rastit.

Në komunën e Çairit është arrestuar një person i cili në makinën e tij në vend të tabelave të regjistrimin, kishte parulla që të votohet një parti politike.

Në vendvotimin në fshatin Zdunje të Gostivarit, J.S. i punësuar në MPB është paraqitur në vendvotim në rolin e kontrolluesit të një partie politike. Në komisionin zgjedhor komunal ka pasur vendim për angazhimin e tij si kontrollues, por pasi që kjo gjë u shndërrua në problem, i njëjti është larguar. Menjëherë është angazhuar njësia e kontrollit të brendshëm dhe standardeve profesionale për shqyrtimin e rastit.

Në njësinë për kontroll të brendshëm, është lajmëruar se në vendvotimin në fshatin Sedllarci i Poshtëm, komuna Bërvenicë, I.T., i punësuar në MPB në Tetovë, i cili është përcaktuar për sigurimin e vendvotimit, ka urdhëruar votuesit të votojnë një parti të caktuar politike. Për momentin është duke u punuar në zbardhjen e këtij rasti.

I punësuar i MPB-së, i cili nuk ka qenë i angazhuar në punë, ka paraqitur se në telefonin e tij është lajmëruar një grua, e cila është prezantuar si kolege, dhe i ka thënë se pse është lajmëruar në 192 dhe i është kërcënuar duke i thënë “Mendoje mirë”, nëse fiton partia e saj.

“Dua të potencoj se nëse vërtetohen keqpërdorimet nga ana e të punësuarve të MPB-së, do të ketë sanksione të rrepta”, tha Limanovski.

Në vendvotimin në shkollën “Josip Broz”, ka ardhur personi M.L. i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe është prezantuar si vëzhgues, duke mos u lejuar qytetarëve që të votojnë. Kryetari i këshillit votues ka kërkuar asistimin e policisë dhe ky person është arrestuar. I është bërë testi për alkool dhe është vërtetuar prania e alkoolit prej 3.6 promila. Personi po mbahet në polici deri sa t’i kalon ndikimi i alkoolit.

Në komunën e Shuto Orizarës, taksistë ilegal me 14 makina kanë transferuar votues deri në votime. Në komunën e njejtë në shkollën “Vëllezërit Ramiz, në hollin e shkollës i cili çon deri tek vendvotimet, një grup prej 5-6 personash i kanë sugjeruar votuesit se cilin numër të rrethojnë.

Në komunën e njejtë janë vërejtur dy makina pa tabela regjistrimi të cilët bartnin votuesit.

Në fshatin Kolonia e Re në shkollën “Petar Petroviq Njegosh”, në oborrin e shkollës kishte tre persona me shall të partive politike të cilët prisnin personat që vinin në votime dhe i sugjeronin se kë të votojnë.

Automjeti “Hamer” më ngjyrë të zezë në orën 8.30 është vërejtur në fshatin Brest dhe personat nga makina ndanin të holla banorëve. E njëjta makinë është vërejtur edhe në lagjen Butel. Janë duke u marrë masa për zbardhjen e rastit.

Limanovski tha se është marrë ankesë se rreth tregut në Gjorçe Petrov, disa herë ka kaluar një makinë Sea Leon, dhe personat nga makina kanë bërtitur rreth zgjedhjeve dhe votimeve.

Gjithashtu edhe një person nga Komiteti i Helsinkut ka paraqitur se në rrugën Bote Bocevski kanë qëndruar disa persona të cilët ofronin nga një mijë denarë personave të komunitetit rom që të votojnë për parti të caktuar.

Në fshatin Draçevë, një kombi me ngjyrë të bardhë i cili barte votues, ka informacione se janë ofruar nga një mijë denarë për të votuar një parti të caktuar politike, njoftojnë nga MPB.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme