MPB: Djali i Nazim Bushit i dyshuar si bashkëpunëtor i grupit kriminal “Baron-Bellanoca”

Djali i ish-zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Nazim Bushi, nga BDI, është i dyshuar se është informatori i grupit kriminal “Baron-Bellanoca”, informon TV Telma.

Sipas informacioneve të Telmës, Qerim Bushi mbrëmë është ndaluar për marrje në pyetje për shkak të zbulimit të sekretit.

Dyshohet se ai, rreth dhjetë ditë më parë, e ka dekonspiruar aksionin për arrestimin e anëtarëve të nëntokës së drogës në Shkup. Po verifikohet nëse ai i ka lajmëruar të dyshuarit se policia po vinte për t’i arrestuar, duke i mundësuar atyre të arratisen.

“Personi për të cilin pyesni më 28.12.2024 u ndalua, dhe në stacionin policor u zhvillua një bisedë zyrtare në lidhje me veprën penale Zbulim i një sekreti zyrtar, i është konfiskuar telefoni mobil, dhe më pas, me urdhër të Prokurorisë Publike, personi u lirua,” njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme