MPB-ja apelon për kujdes nga lojërat mashtruese

Gazetare: Ajnur Bafqari

Mashtrimet në internet përmes platformave të ndryshme vijojnë me të madhe. Qëllimi është të vjedhin të dhënat personale të qytetarëve ndërsa lista e keqpërdorimeve eventuale është e gjatë. MPB dhe ekspertët iu bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me lojërat shpërblyese të rrejshme dhe në asnjë mënyrë të mos i japin të dhënat personale.

“Kanë kaluar një vit e gjysmë pas mashtrimeve të platformës së internetit ‘Bigcomerce’ por mashtrimet në internet vazhdojnë akoma. Ministria e Punëve të Brendshme ka dalë me apel të ri; Qytetarët të kenë kujdes se me kë i shpërndajnë të dhënat e tyre personale”, raporton Ajnur Bafqari, gazetare.

Bëhet fjalë për lojëra shpërblyese të rrejshme, që sipas sektorit për krim kompjuterik pranë Byrosë për Siguri, në periudhën e fundit është shtuar si dukuri. Nga atje sqarojnë se mashtrimi bëhet përmes rrjeteve sociale, veçanërisht përmes fejsbukut, ku profile të rrejshme, të emëruara si ndonjëra prej kompanive të njohura në vend, duke shfrytëzuar llogon dhe brendin e kompanisë dalin me njoftime për organizim të lojërave shpërblyese dhe ofrojnë vauçerë, telefona mobil dhe shpërblime të tjera të ngjajshme, ndërsa kanë për qëllim vetëm marrjen e paautorizuar të të dhënave nga qytetarët.

“Për të marrë pjesë në këto lojra shpërblyese të rrejshme, qytetarëve u kërkohet që tek faqja e internetit dhe publikimi konkret të klikojnë ‘like’, në koment të shkruajnë ‘marr pjesë’, si dhe të shpërndajnë atë publikim me qëllim që sa më shumë të shpërndahet loja e rrejshme shpërblyese. Pastaj prej krijuesve të këtyre lojrave, qytetarëve u dërgohet porosi se kanë fituar shpërblim, ndërsa për tërheqjen nevojiten të dhënat e tyre personale, të dërgojnë fotografi të letërnjoftimit ( nga të dyja anët), si dhe fotografi nga poseduesi i letërnjoftimit”, njoftojnë nga MPB.

Ekspertët e sigurisë kibernetike thonë se është e pakufizuar lista e keqpërdorimeve të të dhënave që mund të ndodhin në internet. Kategoria e qytetarëve që janë më të rrezikuar në këtë sferë janë të moshuarit.

“Të jepni të dhënat tuaja, vërtetë duhet të ketë arsye për këtë, nëse dikush u kërkon letërnjoftimin, duhet ta dini përse po e jepni, pasi me numrin personal amë dhe letërnjoftimin, mund të merret kredi në emrin tuaj, e kemi parë përmes mediave se ka ndodhur, ndoshta më rrallë, por ajo si keqpërdorim ekziston. Mund të ndodh poashtu që ato të dhëna të shiten dikund për informata, respektivisht të keqpërdoren brenda ose jashtë shtetit, mund të ndodh të përdoret për aktivitete të tjera që qytetarë të pandershëm ose grupet kriminale i bëjnë”, deklaroi Bojan Kordalov, ekspert kibernetik.

Kordalov shpreson që sa më shpejtë të fillojë funksionimi i Agjencisë për Siguri kibernetike që do të duhej më shumë të kujdesej për këtë pjesë, por mbi të gjitha bën thirrje që qytetarët të ndërgjegjësohen dhe të mos i japin të dhënat personale. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme