Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme (15.07.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 117 gjoba, nga të cilat 15 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 16 gjoba iu shqiptuan motoçiklistëve, katër sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë gjoba për mosvënien e rripit të sigurimit.
“Kontrollet do të vazhdojë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.