Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 196 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 36 për tejkalim të shpejtësisë, 11 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për ngasje të makinës në gjendje të dehur.
Sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar dhe 10 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve, 3 për vozitës fillestar dhe 3 gjoba të tjera iu shqiptuan motoçiklistëve…/Alsat.mk