MPB-ja zbardh detaje të reja, mjeku nuk është vrarë në makinën e tij

Gazetare: Ajnur Bafqari

Prokuroria Themelore Publike dhe Ministri i Punëve të Brendshme bëjnë thirrje që të mos jepen informacione që mund ta dëmtojnë procedurën hetimore lidhur me vrasjen e mjekut 67 vjeçar. Reagimet e tilla erdhën pas deklaratës së zëvendësministrit të Brendshëm Mitko Bojmacaliev, i cili deklaroi se mjeku amë nuk është vrarë në makinën e tij por është sjellë aty. Nga Prokuroria Themelore publike theksojnë se autori nuk është zbuluar dhe ende nuk dihen motivet e vrasjes.

“Rolin zbulues në këtë rast e ka MPB, ndërsa Prokuroria Publike i jep urdhrat dhe udhëzimet për zbulimin e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rastit. Duke pasur parasysh se MPB-ja ende nuk ka identifikuar autor të veprës penale, Prokuroria Publike nuk ka mundësi të japë detaje që mund ta dëmtojnë procedurën. Bëjmë apel edhe te institucionet e tjera, në këtë fazë të përmbahen nga transmetimi i informacioneve të karakterit të ndjeshëm, sepse autori akoma nuk është zbuluar.”, theksojnë nga Prokuroria”, thonë nga Prokuroria Publike.

“E mbështes tërësisht apelin e Prokurorisë Publike që nga ana e secilit institucion që është i kyçur në procesin e zbardhjes së rasteve të mos hyjë në detaje që do të mund ta dëmtonin hetimin. Bëhet fjalë për deklaratë joserioze dhe joprofesionale dhe nuk do të mund të hyja në detaje për veprimet që i merr ministria lidhur me këtë”, deklaroi Pançe Toshkovski, Ministër Teknik i Punëve të Brendshme.

Trupi i pajetë i mjekut 67 vjeçar u gjet më 21 mars në makinën e tij, të parkuar në oborrin e poliklinikës “Zhelezarë”. Deri më tani, sipas autoriteteve, janë kontrolluar inçizime të kamerave të sigurisë, ndërsa u ndaluan 3 persona, të cilët më pas për shkak të mungesës së dëshmive, janë liruar dhe ndaj tyre nuk janë kërkuar masa shtesë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme