MPB: Katër fëmijë kanë kryer 3 vjedhje të rënda në Gostivar

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se janë zbardhur tri vjedhje në rajonin e Gostivarit. për vjedhjet në fjalë janë privuar nga liria katër të mitur.

“Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë- Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar ka zbardhë tri vjedhjet e rënda të raportuara gjatë këtij muaji, dy prej të cilave në shtëpi dhe një në veturë fshatrat e Gostivarit, Senokose dhe Gorjane. Më datë 14 të këtij muaji, tre të mitur nga Senokosi të moshës 14, 15 dhe 16 vjeç janë privuar nga liria dhe
për ta janë përgatitur kallëzime përkatëse, për shkak të dyshimit për përfshirje në këto vjedhje. Përveç tyre, një tjetër i mitur nga i njëjti fshat, i moshës 17 vjeç, dyshohet për përfshirje të drejtpërdrejtë në vjedhjet. Ndaj të gjithëve u është shqiptuar masa e kujdesit nga Gjykata Themelore e Gostivarit”, thonë nga SPB-Tetovë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme