Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë informacione të reja lidhur me përleshjen me armë zjarri që ndodhi dje në Duqanxhik të Shkupit, ku humbi jetën 31-vjeçari A.S. nga Shkupi. Sipas Policisë, personat e përfshirë kishin mbërritur në vendngjarje me motoçikletë, ndërsa 31-vjeçari ndërroi jetë në ora 16:00, pasi u dërgua në spital.
“Më datë 25.04.2025 rreth orës 14:00, në SPB-Shkup është raportuar se në Rrugën “Vojdan Çernodrinski” në rajonin e Bit Pazarit ka të shtëna me armë zjarri. Në vendngjarje kanë mbërritur zyrtarë policorë të Stacionit të Policisë Bit Pazar dhe efektivë të Njësisë së Policisë Intervenuese, të cilët kanë konstatuar se ka pasur përplasje me armë zjarri mes dy personave të cilët kanë mbërritur me motoçikletë dhe kanë filluar të qëllojnë në drejtim të një personi që ndodhej tashmë në vendngjarje, pas çka A.S. (31) nga Shkupi ka marrë plagë nga gjuajtjet dhe është u transportuar në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”, ku rreth orës 16:00 ka ndërruar jetë. Në vendngjarje u gjetën disa gëzhoja dhe u dëmtuan disa vitrina nga dyqanet aty pranë, si dhe disa automjete të parkuara”, thonë nga MPB.