MPB: Mos bini pre e mashtrimit me mesazhe të rreme në emër të ‘Safe City’

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin se gjatë periudhës së fundit është vërejtur një shtim i sulmeve të tipit fishing, të cilat, sipas saj, realizohen përmes mesazheve të rreme SMS, e-maileve, faqeve të internetit, aplikacioneve mobile dhe mesazheve në rrjetet sociale. Sipas MPB-së, mesazhet e rreme paraqiten si njoftime nga Departamenti i Automjeteve Motorike përmes sistemit “Qyteti i Sigurt”, ku përfshihet një lidhje (link) e rreme që i orienton qytetarët të kryejnë pagesë për një kundërvajtje të supozuar në komunikacion. “Apelojmë që qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë përdorimit të internetit, të mos hapin linqe dhe mesazhe të dyshimta, të mos ndajnë kurrë të dhëna personale si numrat e kartelave bankare, fjalëkalimet ose identifikuesit personalë përmes kanaleve të paautorizuara, të verifikojnë adresën e dërguesit – institucionet dhe kompanitë zyrtare përdorin domene zyrtare, të përdorin autentifikimin me dy faktorë (2FA) për mbrojtje shtesë të llogarive të tyre dhe të raportojnë mesazhet e dyshimta te institucionet kompetente ose te banka përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Ministria thekson se njoftimet zyrtare me SMS për kundërvajtje në komunikacion duhet të vijnë nga dërguesi “MVR-SC”. Teksti i mesazhit duhet të përmbajë patjetër targën e automjetit që ka kryer kundërvajtjen, si dhe një link në formatin: https://safecountry.mvr.gov.mk. “Sektori për Krim Kompjuterik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme vazhdon hetimet aktive dhe ndërmerr masa për zbulimin dhe ndëshkimin e autorëve të këtij lloji mashtrimesh”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

The post MPB: Mos bini pre e mashtrimit me mesazhe të rreme në emër të ‘Safe City’ appeared first on Alsat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme