MPB: Ndalohen dy kontrabandistë nga Shtipi, gjenden 14 emigrantë

Mbrëmë rreth orës 22:15 në afërsi të një kishe në fshatin Prdejci të Gjevgjelisë, policët e Stacionit Policor Bogorodicë kanë privuar lirinë DB (34) nga Shtipi, ndërsa rreth orës 23:50 në Gjevgjeli nga policët e Stacionit Policor Gjevgjeli është privuar nga liria, Z.V.(44) nga Shtipi, , për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “kontrabandim me migrantë”.

“Përkatësisht, në ora 21:15 në afërsi të një objekti ushqimor në rrugën rajonale Prdejci-Smokvicë, në kamion “Iveco” me targa të Velesit, i drejtuar nga D.B., ndërsa në Gjevgjeli, Z.V., i cili drejtonte automjetin e udhëtarëve “Peugeot 306”, me targa të Shtipit, për shkak të dyshimit për përfshirje në veprën penale”, njofton sot MPB.

Emigrantët janë vendosur në Qendrën Pritëse dhe Transitore Vinojug Gjevgjeli për procedim të mëtutjeshëm, ndërsa ndaj dy personave do të ngrihet kallëzim penal.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme