Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë regjistruar gjithsejtë 151 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 30 për tejkalim të shpejtësisë, 7 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për kalim në semafor të mbyllur…
Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj bëjnë thirrje për respektim të rregullave të komunikacionit. /Alsat.mk