MPB njofton: 154 gjoba në Shkup, 25 për tejkalim të shpejtësisë

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 gjoba, nga të cilat 25 për tejkalim të shpejtësisë, 13 masa për drejtim mjeti pa patentë shoferi, 6 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, gjashtë masa për kalim në semafor të kuq, dy gjoba për drejtim mjeti në gjendje të dehu, shkruan Alsat.

“Kontrollet vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme