Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme (05.10.2023) ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me çrrastë janë sanksionuar 188 drejtues mjetesh. Prej tyre, 10 automjete udhëtonin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 108 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 80 jashtë vendbanimeve.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë vozitësve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet nënjoftimin e MPB-së. /Alsat.mk