Ministria për Punë të Brendshme dje (11.10.2023) ka kryer kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me këtë rast janë sanksionuar 409 drejtues mjetesh. Prej tyre, 22 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe gjashtë automjete të tjerë me shpejtësi më shumë se 70 kilometra në orë, nga shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 172 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanime, ndërsa 237 jashtë vendbanimeve, shkruan Alsat.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë vozitësve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk