“Sektori për Krim Kompjuterik pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme po ndërmerr masat dhe aktivitetet e duhura. Po identifikohen profilet e personave dhe ata po thirren për bisedë informative. Pas përfundimit të veprimeve hetimore, do ta informojmë në mënyrë përkatëse opinionin”, thanë mëngjesin e sotëm nga MPB-ja për AIM.
Ndryshe, gjatë ditës së informacionet e rreme për gjoja praninë e bakterit të rrezikshëm Escherichia coli në ujësjellësin e Shkupit u përhapën përmes rrjeteve sociale dhe për një kohë të shkurtër shkaktuan frikë dhe panik te qytetarët.
Kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski, në një konferencë për media theksoi se uji në Shkup është i sigurt për pije dhe se nuk ka prani të Escherichia coli apo bakterieve të tjera.