MPB: Sanksionohen 88 shoferë në Shkup

 

Policia në kuadër të kontrolleve në zonën e komunikacionit në territorin e qytetit të Shkupit, dje ka shqiptuar gjithsej 88 masa, nga të cilat 13 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 12 masa për drejtim mjeti pa licencë shoferi dhe pesë sanksione për përdorimin e celularit.

Siç njoftoi sot MPB-ja, janë shqiptuar katër masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, pesë sanksione për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, katër sanksione për kalim sinjalizim të mbyllur (semafor të kuq).

Ministria e Brendshme njofton se kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për siguri më të madhe në komunikacion dhe rrugë më të sigurta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme