Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në Dibër është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, pasi i njëjtit, sipas MPB-së, është kapur duke vjedhur.
“Më 23.12.2023 në ora 10:40 pasdite, në Dibër zyrtarët e policisë privuan nga liria S.S. (66) nga Republika e Shqipërisë. Ai u kap duke vjedhur në një ndërtesë biznesi në rrugën “100” në Dibër. Kundër tij, pasi të dokumentohet rasti, do të parashtrohet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.