MPB thirrje 18-vjeçarëve që nuk posedojnë dokumente personale  

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) të shtunën (06.04.2024) në periudhën prej 08:00 deri më 15:00 do të organizoj fotografim për dokumente personale pa termin të caktuar paraprak në zyrat rajonale për çështje administrative në shtet, për qytetarët të cilët kanë mbushur 18 vjet dhe nuk posedojnë kurrfarë dokumenti biometrik, as letërnjoftim e as pasaportë.

“Iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që kanë mbushur 18 vjet, ndërkohë që nuk posedojnë kurrfarë dokumenti biometrik, që të vijnë në shtunën në zyrat rajonale për çështje administrative,  të fotografohen dhe me kohë t’ju përgatitet dokumenti personal, me qëllim që të mund të realizojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme