Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit ka shqiptuar gjithsej 137 gjoba për shkelje të rregullave në trafik dhe atë: 29 janë për vozitje pa leje, 23 për vozitje nën ndikimin e alkoolit dhe 13 për tejkalim të shpejtësisë.
Nga MPB-ja gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar edhe 7 masa për përdorim të telefonit, 10 për mosvënien e rripit të sigurisë, 8 për makina të paregjistruara dhe 13 për shoferë fillestar.