MPJ: 400 shtetas kanë kërkuar informacione, 30 prej tyre evakuim nga zonat me rrezik të lartë

Gazetare: Fatlume Dervishi

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se rritet vazhdimisht numri i shtetasve që kërkojnë informacione ose ndihmë, të ndodhur në vendet e prekura nga sulmet mes Izraelit dhe SHBA-së nga njëra anë dhe Iranit nga ana tjetër. Për momentin raportohen për mbi 400 shtetas.

“Aktualisht, më shumë se 400 qytetarë kanë kërkuar informacion në lidhje me mundësinë e evakuimit, ndërsa rreth 30 prej tyre kanë shprehur gatishmërinë për t’u larguar nga vendi në rastin e are të mundshëm. Paralelisht, misionet diplomatike dhe konsullore po marrin të gjitha masat e nevojshme për përgatitjen dhe zbatimin e sigurt të evakuimit të qytetarëve që kanë shprehur gatishmërinë për ta bërë këtë”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Mundësia e evakuimit nga disa shtete ku sulmet janë aktive dhe të vazhdueshme, për momentin nuk ekziston. Nga ky institucion nuk thonë se në cilin shtet ka më shumë qytetarë të vendit që kanë kërkuar ndihmë.

“Për qytetarët që ndodhen në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtetin e Katarit, sipas informacioneve dhe udhëzimeve nga institucionet kompetente, aktualisht nuk ka kushte të sigurta për evakuim. Për qytetarët e vendit që ndodhen në Izrael, alternativat e mundshme për evakuimin e tyre të sigurt tashmë po shqyrtohen dhe koordinohen në mënyrë aktive”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Ministria ka numra aktiv kontakti në ambasadat në Doha, Abu Dabi dhe Tel Aviv. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme