MPJ: Deklarata e Daçiqit, provokim i hapur ndaj stabilitetit në rajon

Ministria e Punëve të Jashtme e dënon ashpër deklaratat që ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka bërë në lidhje me “gjoja sulme të diasporës shqiptare në botë ndaj misioneve diplomatike të Serbisë”.

Ministria e Jashtme i konsideron këto deklarata nxitëse, tendencioze dhe që kanë për qëllim ta mbajnë në tension rajonin. MPJ vlerëson se kjo është gjuhë e viteve 90-a dhe e frikës kur Serbia i orkestronte vetë sulmet që ua atribuonte të tjerëve.

“Për Ministrinë e Jashtme të Kosovës deklaratat e Daçiq janë të papranueshme dhe si të tilla të paqëndrueshme. Ato janë nxitëse dhe tendencioze, të cilat i kontribuojnë destabilizimit dhe prishjes së procesit të normalizimit të marrëdhënieve. Në këto rrethana, akte të tilla të dhunës mund të orkestrohen nga vetë shteti serb, në mënyrë që t’i atribuohen pastaj diasporës shqiptare”, thuhet në reagimin e MPJ-së. /Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme