Udhëheqja e Maqedonisë së Veriut vazhdon të shkelë Marrëveshjen e Prespës, thuhet në një deklaratë të MPJ-së greke. Nga atje theksojnë se qeveria po i kthehet veprimeve të së shkuarës që aludojnë për një humor irredentist dhe, siç thonë nga atje, injorancë të plotë të historisë.
“Ministri i Jashtëm grek tashmë ka ngritur në detaje shkeljet përkatëse me kolegët e tij në Këshillin e Jashtëm dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë. Gjithashtu, kjo çështje është ngritur edhe në nivel ndërkombëtar nga qeveria greke”, thuhet në njoftimin e MPJ-së greke.
Siç shtojnë nga atje, udhëheqësia e Maqedonisë së Veriut gjithnjë e më shumë po largohet nga marrëdhëniet e mira fqinjësore që përbëjnë thelbin e legjislacionit evropian dhe të drejtës ndërkombëtare. /Alsat.mk