Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë sot ka dërguar apel për kujdes gjatë udhëtimit ose qëndirmit në Greqi për shkak të situatës me zjarret dhe informoi se deri tani asnjë nga shtetasit tanë nuk ka kërkuar ndihmë.
Siç kumtojnë nga MPJ-ja, në ishullin grek Evia gjendet një shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ai është larg zonës së rrezikut, ndërsa shtetasit tjerë janë evakuuar nga lokacionet e rrezikshme në ato të sigurta, të dielën më 8 gusht.
“Përfaqësitë diplomatiko-konsullare të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Greqi përmes rrjeteve sociale, me kohë kanë dërguar apel deri te shtetasit e Maqedonisë së Veriut për kujdes gjatë udhëtimit ose qëndrimit në Greqi për shkak të situatës me zjarret, ndërsa gjatë nevojës eventuale, t’i kontaktojnë Ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Athinë (+30 694 52 82 251, +30 695 51 91 321, +30 694 47 43 071, +30 210 67 49 585) dhe Konsullatën e përgjithshme në Selanik (+30 698 72 00 410)”.
“Përfaqësitë tona në Greqi janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet tona kompetente dhe për të gjitha informatat e marra, me kohë do të informohet opinioni”, kumton MPJ.