MPJ: Edhe 9 shtetas të Maqedonisë janë larguar nga Izraeli

Gazetar: Adrian Kerimi

Ministria e Jashtme njofton për evakuimin e 9 shtetasve të tjerë të Maqedonisë së Veriut nga Izraeli. Dikasteri i jashtëm thotë se deri tani janë larguar 40 shtetas tanë nga zona e konfliktit dhe rajonet e rrezikuara, ndërsa njofton se numri i personave të cilët kanë kërkuar ndihmë në ambasadë dhe përmes shtabit të krizës ka arritur në 100.

“Edhe 9 qytetarë tanë të tjerë janë larguar nga Izraeli, përmes rrugëve të ndryshme të transportit, përkatësisht: katër me aeroplan për në Athinë, tre për në Jordani dhe dy për në Beograd; së bashku me ata që janë larguar më parë, numri i përgjithshëm për tre ditët e fundit është rritur në 40 qytetarë tanë që janë larguar nga Izraeli”, thonë Ministria e Punëve të Jashtme.

20 shtetas të tjerë ndodhen në rajonet kufitare të rrezikuara të cilët janë sistemuar në vend të sigurt, ndërsa evakuimi i tyre do të bëhet pasi linjat ajrore të kthehen në funksion. Ende nuk dihet as fati i 2 shtetasve tanë që sipas MPJ-së janë në Rripin e Gazës.

“20 shtetas të regjistruar nga rajonet kufitare, që konsideroheshin të rrezikshëm për sigurinë, janë transferuar mëngjesin e sotëm në një vend të sigurt në Tel Aviv, nga ku do të punohet për largimin e tyre nga Izraeli”, thonë Ministria e Punëve të Jashtme.

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka në dispozicion dy linjat telefonike SOS: 075/273-732 dhe 075/268-736, si dhe linjën telefonike të Ambasadës në Tel Aviv +972-54-926 -7378. MPJ ka përsëritur qëndrimin se të gjithë shtetasit tanë të cilët ndodhen në Tel Aviv duhet të ndjekin instruksionet e organeve të sigurisë në Izrael dhe të jenë në koordinim me ambasadën dhe trupin diplomatik. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme