Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, i ka dhënë leje presidenti të Serbisë, Aleksander Vuçiq për ta vizituar Kosovën.
Këtë e ka bërë të ditur Jetlir Zyberaj, shef i kabinetit të ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.
“Sipas kërkesës, që është parashtruar nga Presidenti i Serbisë ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës për vizitë në Kosovë, ne i kemi dhënë leje për këtë vizitë dhe presim që ai të sillet mirë dhe të respektojë rregullat e lejes gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Zyberaj në facebook.
Vuçiqi kishte paraqitur kërkesë tek institucionet e Kosovës për ta vizituar veriun e Mitrovicës, pas vrasjes të Oliver Ivanoviq, të martën.