MPJ i kundërpërgjigjet Serbisë pas reagimeve për bashkëpunimin në diplomaci Kosovë- Shqipëri

Këshilltari i Ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli,- Jetlir Zyberaj ka reaguar ndaj deklaratave të zyrtarëve serbë lidhur me thellimin e bashkëpunimit në diplomaci Kosovë- Shqipëri.

Zyberaj ka thënë se deklaratat e shtetit serb se ky bashkëpunim është alarmant, është më shumë se një propagandë e cila nuk ka të bëj me realitetin.

“Kur Serbia organizon stërvitjet ushtarake me vendet sllave çdo vit kjo është pranim normal, kur Kosova dhe Shqipëria zbatojnë një praktikë shumë evropiane për të bashkëpunuar në diplomaci dhe për të ndihmuar njëra tjetrën ashtu siç bënë shumë vende, kjo është alarmante”, ka thënë ai.

Ka shkruar se “kjo fobi e insticionalizuar nuk është asgjë më shumë se një propagandë që nuk ka të bëjë fare me realitetin. Kosova dhe Shqipëria vetëm do të thellojnë integrimin dhe koha kur Serbia ishte pengesë për bashkëpunimin midis Kosovës dhe Shqipërisë ka kaluar moti.”

Ndryshe, Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka reaguar ndaj nënshkrimit të marrëveshjes, për unifikimin e misioneve diplomatike mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ajo i tha televizionit Pink, se është skandaloze që deri më tani, nuk ka asnjë reagim nga Shtetet e Bashkuara, dhe se nënshkrimi i kësaj marrëveshje me qëllim është bërë në kohën kur po zgjedheshin udhëheqësit e rinj të BE-së, pasi në këtë mënyrë nuk do të kishte reagim nga Brukseli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme