MPJ-ja thotë se Kosovën e kanë njohur 116 shtete, pavarësisht luftës së Serbisë ndaj çnjohjes

Pavarësisht deklaratave të zyrtarëve të shtetit të Serbisë për, siç kanë thënë, tërheqjet e njohjeve për Kosovën nga disa vendeve të caktuara, zyrtarisht shtetin e Kosovës e kanë njohur 116 shtete të botës dhe ky numër mbetet i pandryshuar deri më sot, konsiderojnë zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Qeverisë së Kosovës.

Së fundmi, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Ishujt e Solomonit janë shteti i 11-të që ka tërhequr njohjen për Kosovën.

Fatmir Haxholli, këshilltar i ministrit të Punëve të jashtme i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thotë se aktet e çnjohjes, për të cilat flasin zyrtarë të Beogradit, nuk ekziston si rregull në marrëdhëniet ndërkombëtare, për shkak se, sipas tij, njohja e një shteti është akt i pakthyeshëm.

“Deri më sot, përderisa po flasim, Kosova ka pranuar 116 njohje, të cilat janë të publikuara në faqen e internetit të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Është në diskrecionin e shteteve që të vendosin dhe të mbajnë marrëdhënie diplomatike, apo t’i ndërpresin ato, por nuk është në teket e shteteve e as në diskrecionin e tyre që të njohin dhe të çnjohin njëra-tjetrën. Po të ishte kështu, do të kishte një kaos në marrëdhëniet ndërshtetërore, në marrëdhëniet ndërkombëtare në rendin global”.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës nuk mund të afirmojë, nuk mund të pranojë dhe nuk mund të përcaktojë një koncept skandaloz, i cili nuk pranohet dhe nuk aplikohet nga vendet demokratike”, tha Haxholli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme