MPJ me apel: Komunat dhe këshilltarët ti referohen shtetit me emrin ‘Maqedoni’

Lidhur me ngjarjet e fundit në seancat konstituive të Këshillit të Komunave të Shtipit dhe komunës së Aerodromit, Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) shpreh shqetësim nga aktet e një pjese të këshilltarëve të zgjedhur në zgjedhjet e fundit lokale lidhur me nënshkrimin e deklaratës solemne në pajtim me Ligjin e Vetëqeverisjes Lokale dhe bën me dije ma sa vijon:

“Me Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes finale, Vendimi për shpalljen e amendamenteve ХХХIII, XXXIV, XXXV dhe ХХХVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë dhe Ligjit kushtetues për zbatimin e amendamenteve XXXIII deri XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Nga janari i vitit 2019, emri kushtetues i shtetit është Republika e Maqedonisë së Veriut dhe se të gjitha Institucionet shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale janë të obliguara ta respektojnë Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ti harmonizojnë të gjitha aktet të cilat i sjellin me Kushtetutë. Gjegjësisht, çdo kund ku emri Republika e Maqedonisë është përmendur në Ligjet dhe aktet nënligjore të organeve shtetërore dhe njësive të vetëqeverisjes lokale, përfshirë edhe deklaratën solemne, nga dita e hyrjes në fuqi e akteve të lartpërmendura përdoret emri kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.

“Ministria e Punëve të Jashtme, duke i ndjekur dukuritë e këtilla pas mbarimit të zgjedhjeve lokale dhe gjatë konstituimit të këshillave të caktuara në Komuna, bënë thirrje që të zbatohen dispozitat kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Prespës, duke pasur parasysh se mosrespektimi i Kushtetutës dhe ratifikimit të Marrëveshjeve ndërkombëtare seriozisht e prish imazhin ndërkombëtar të shtetit dhe e cenon rendin juridik të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga MPJ dhe njëherit apelojnë tek institucionet përgjegjëse dhe veçanërisht të Ministria e Vetëqeverisjes lokale, të reagojnë në mënyrë adekuate në përputhje me kompetencat e tyre.

“Sipas nenit 3 të Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes finale :“Të gjitha organet tjera të administratës shtetërore, fushëveprimi i të cilave përfshin çështjet që mbulon marrëveshja përcaktohen si organe kompetente që do të kujdesen për ekzekutimin e marrëveshjes”.

“Njëherit, apelojmë deri te të gjithë Këshilltarët e komunave që në vazhdimësi të respektojnë Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut, ashtu siç është theksuar edhe në vet deklaratën solemne”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme