MPJ-njofton: Tre shtetas të RM-vë në mënyrë të sigurt u larguan nga Gaza

Ministria për Punë të Jashtme (MPJ) njofton se gjatë ditës së djeshme tre shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut (babai dhe dy fëmijët) në mënyrë të sigurt u larguan nga Gaza dhe të shoqëruar nga ushtruesja e detyrës në Ambasadën tonë në Kajro, Elma Altorok, janë nisur drejt kryeqytetit egjiptian dhe prej atje drejt Maqedonisë së Veriut. Sipas MPJ-së me ta u evakuua edhe nëna e fëmijëve, e cila ka dokument udhëtimi palestinez.

“Në Gaza gjenden edhe dy qytetarë tanë, një çift i martuar, të cilët gjithashtu janë të përfshirë në listat zyrtare të evakuimit, por largimi i tyre nga Gaza varet nga rrethanat në terren, respektivisht nga vlerësimi i sigurisë se cila pjesë e Gazës është më e goditur e që si pasojë paraqitet nevoja për evakuim të menjëhershëm të shtetasve të huaj. Ministria e Punëve të Jashtme përmes rrjetit të saj diplomatik në Kajro dhe Tel Aviv qëndron në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Egjiptit dhe Izraelit si dhe me qytetarët tanë deri në përfundimin e evakuimit të plotë të qytetarëve tanë”, thuhet në njoftimin e MPJ-së. /Alsat.mk.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme