LEXO EDHE:
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut mirëpret regjistrimin e kryer me sukses, të cilin Enti Shtetëror i Statistikës, si bartës i autorizuar i anketave statistikore, e ka realizuar duke përdorur mjetet dhe teknologjitë më moderne, në përputhje me standardet dhe kriteret ndërkombëtare të Eurostat-it.
“Në atë proces Ministria e Punëve të Jashtme dha kontributin e saj në pjesën e regjistrimit të popullsisë jorezidente të Maqedonisë së Veriut në diasporë, për çka shprehim kënaqësi të veçantë. Regjistrimi i kryer me sukses është i një rëndësie të madhe për shumë segmente të funksionimit të shtetit dhe shoqërisë, si dhe për sigurimin e zhvillimit të mëtutjeshëm, dhe akoma më i rëndësishëm duke pasur parasysh se regjistrimi i fundit në vend është kryer në vitin 2002”, tha MPJ, në një deklarate.
Është në interes të të gjitha palëve, theksojnë nga Ministria, që rezultatet e këtij projekti të rëndësishëm shtetëror të realizuar të mirëpriten dhe të mbështeten në përdorimin e mëtejshëm praktik të tyre, dhe politizimi i tyre t’i nënshtrohet pretendimeve që nuk bazohen në argumente dhe standarde të arsyetuara dhe të qëndrueshme.