Ministria e Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut shprehu keqardhje për vendimin e Sofjes, për tërheqjen e ambasadorit të saj nga Shkupi, i cili beson të jetë vendim i përkohshëm pasi dialogu sipas MPJ-së, është mënyra e vetme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Sipas MPJ-së, nuk mbajnë arsyetimet se tërheqja është bërë për shkak të incidentit në Ohër, pasi sipas saj, organet po bëjnë gjithçka për zbardhjen e tij dhe se tashmë ka persona të ndaluar për këtë rast.
Ministrja e Jashtme Sofja po bie pre e provokimeve të personave e qarqeve tjera që jane të interesuara për tensione mes dy vendeve.
“Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek me kujdes deklaratat dhe aktivitetet që vijnë nga Republika e Bullgarisë dhe vëren me keqardhje se aktivitetet e fundit të Sofjes zyrtare nuk janë në përputhje me praktikën e rënë dakord për përmirësimin e marrëdhënieve të ndërsjella; përkundrazi, përfaqësojnë përkulje ndaj provokimeve të atyre që duan të prishin përpjekjet e dy qeverive për një zhvillim të qëndrueshëm dhe pozitiv të marrëdhënieve mes dy vendeve””, thuhet në komunikatën e MPJ-së.
Ministria e Punëve të Jashtme thekson se në periudhën në vijim do të vazhdojë të monitorojë me kujdes të gjitha deklaratat dhe veprimet e Sofjes zyrtare, duke pritur qetësimin e pasioneve dhe largimin e provokimeve, me synim rikthimin në aktivitetet diplomatike, të cilat janë në drejtim të ruajtjes dhe promovimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore. /Alsat.mk