MPPS: Vajza nga “25 Maji” viktimë e eksploatimit seksual

Në rastin për vajzën 13-vjeçare nën përkujdesje të institucionit publik për fëmijë me probleme sociale “25 Maji” për të cilën mediat publikuan se është abuzuar seksualisht dhe ka mbetur shtatzënë, me siguri bëhet fjalë për eksploatim seksual nga persona të jashtëm ose tregti me njerëz, dyshojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Detyrë primare për momentin, theksojnë nga atje, është që vajza të vendoset në Shelter qendrën, një psikolog për fëmijë të punojë me të, ndërsa MPB-ja ta hetojë lëndën dhe dyshimet se ajo është viktimë e tregtisë me njerëz.

Nga Ministria theksojnë se e kanë shqyrtuar lëndën i cili është zhvilluar për vajzën nga ana e punonjësit social dhe institucioni, nga i cili kanë konfirmuar se disa herë më përpara e ka braktisur shtëpinë, e cila është e llojit të hapur, si dhe se çdoherë kur ka ikur, është denoncuar në polici. Sipas rregullativave ligjore, tutori – punonjësi social, nuk ka guxuar t’ia pengojë lëvizjen.

Për herë të parë është gjetur në rrugë para QKR në Shkup në shtator të vitit 2017 dhe është kthyer në institucion, prej nga është vendosur në Shtëpi të sigurt ku vendosen viktima të tregtisë dhe dhunës seksuale, por që edhe prej atje është larguar me kërkesë të saj.

Çdoherë në deklaratat në polici ka dhënë deklarata të ndryshme nga ajo se ka shkuar me të dashurin e saj, se ai me të cilin është larguar së bashku kanë përfituar, ose madje se pa pajtueshmëri ka pasur marrëdhënie seksuale me persona të tjerë.

Nga e gjithë kjo, thonë nga MPPS-ja, ndërsa duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një vajzë minorene 13-vjeçare mund të shihet se kjo ka qenë e manipuluar dhe keqpërdorur.

Nga dokumentacioni, thonë nga Ministria, mund të shihet se punonjësi social dhe institucioni e kanë udhëhequr rastin në mënyrë korrekte. Por, në qoftë se Komisioni që është formuar për këtë rast konfirmon ndonjë lëshim do të ketë masë disiplinore kundër punonjësit social dhe masës kundërvajtëse kundër eprorit të tij.

Vajza në vitin 2016, para se të vendoset në institucion ka qenë në pesë familje përkujdesëse, por në asnjërën prej tyre nuk është përshtatur. Prindërve të saj u është marrë e drejta prindërore për shkak se e kanë detyruar të lypë nëpër rrugë. Ata kanë pasur edhe fëmijë, të cilët kanë vdekur si pasojë e konsumimit të drogës.

Aborti është bërë me pajtueshmëri të vajzës dhe tutorit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme