Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve ka kryer kontroll inspektues në kopshtin “Pranvera” në Vrapçisht, ku është konstatuar se kryetari i komunës ka shfrytëzuar veturën zyrtare të çerdhes, edhe pse të njëjtit i janë marrë kompetencat për këtë çerdhe. Sipas ministrisë makina edhe pse në pronësi të komunës, në qershor të vitit 2021 i është dhënë institucionit parashkollor, për ta shfrytëzuar në kohë të pacaktuar. Ky automjet është shfrytëzuar për shpërndarjen e ushqimit për 40 fëmijët e përkujdesur në objektin e fshatit Dobridoll, thonë nga Ministria e Politikës Sociale./Alsat.mk