M*sakroi me thikë turistin për kalin, zbardhet e shkuara kriminale e autorit! Kreu vrasje 25 vite më parë, por s’bëri asnjë ditë burg! Pasi iku në Greqi…

Zbardhet e shkuara kriminale e Kristo Mema alias Kontandin Hoxha, i cili masakroi me thikë turistin 42-vjeçar, Keli Hoxha, pas sherrit për kalin.


Sipas burimeve, autori 63-vjeçari ka kryer një tjetër vrasje në Berat në vitin 1993, por s’ka bërë asnjë ditë burg.

Pas ngjarjes krimit, Kristo Mema alias Kontandin Hoxha ishte larguar në Greqi ku ka qëndruar për rreth 25 vite, ku edhe ka ndërruar edhe emrin.

Për këtë krim  63-vjeçari s’ka bërë asnjë ditë burg, pasi vrasja ishte parashkruar.

Dëshmia

“Mos e prek kalin se është i acaruar sot”- Kjo ishte fraza që më pas sherri përfundoi në një krim, ku mbeti i vrarë në kalanë e Beratit, turisti Keli Hoxha.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se autori i ngjarjes, 63-vjeçari Kristo Mema (alias Kontandin Hoxha),pasi ka parë shtetasin Keli Hoxha që preku me dorë kalin i ka thënë që mos ta prekte më, pasi kali, sipas tij, nuk ishte mirë dhe ishte i acaruar.

Autori i ngjarjes ka dëshmuar në polici se pasi i ka thënë kështu, viktima e ka sharë nga familja dhe e ka ofenduar. Më pas, ai ka deklaruar se, pas këtyre sharjeve, në gjaknxehtësi e sipër, ai ka nxjerrë thikën që e mbante fshehur në samarin e kalit dhe e ka qëlluar me thikë.

Më pas, ai deklaron së ka shkuar në banesë, ka lidhur kalin në kasolle, ka marrë disa ushqime dhe u fsheh në një nga shpellat e kalasë, për ti shpëtuar policisë.

 Nga ana e tyre, familjarët e viktimës, kanë deklaruar në polici se sherri filloi vetëm pse viktima i kishte prekur kalin me dorë. Ata kanë deklaruar se familjari i tyre nuk e ka sharë dhe as ofenduar,  por pronari i kalit e ka qëlluar me thikë papritur, pasi i kishte thënë “mos e prek kalin” dhe viktima i ishte përgjigjur “s’ka asgjë të keqe”.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:30 të pasdites së djeshme në lagjen “Kala” në Berat. Viktima Keli Hoxha, 42-vjeç,banues në Tiranë dhe lindur në Tropojë, nuk mundi dot ti mbijetojë plagëve të marra dhe gjeti vdekjen sapo mbërriti në Spitalin Rajonal Berat.

Autori u kap disa orë më vonë, i fshehur në “shpellën e memecit”, pranë Kishës së Shën Mëhillit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme