MSH nuk siguron barin 700 eurosh për të sëmurët me Hemofili

Të sëmurët me sëmundjen e Hemofilisë po përballen me mungesë të ampulave me gjak të faktorit 8 dhe 9, doza këto të cilat janë të nevojshme për secilin prej tyre.

Pacientët ankohen duke thënë se për shkak të kësaj po u rrezikohet jeta, ngase nga një gjakderdhje e vogël mund edhe ta humbin jetën, raporton KTV.

Urim Rexha thotë se këtë medikament, i cili kushton rreth 700 euro, nuk mund ta sigurojë me mjetet e tij, për shkak të kushteve jo të mira.

Në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, drejtues të saj thonë se trajtimi dhe transferimi i gjakut në mungesë të medikamentit përkatës për të sëmurët me hemofili nuk mund të bëhet.

Sipas drejtoreshës së kësaj qendre, Bukurije Zhubi, detyrë e tyre është vetëm sigurimi i gjakut por jo edhe transferimi te pacientët e sëmurë me hemofili, pasi siç thotë, këtë e lejon Ligji për Transfuzion.

Ndërkaq, drejtuesit e Barnatores Qendrore të QKUK-së disa herë tashmë kanë drejtuar te Ministria e Shëndetësisë kërkesa për furnizim me ketë lloj të ilaçit por ende ballafaqohen me mungesë të tij.

Ministria e Shëndetësisë është në përgatitje të urdhër-blerjeve për një sasi të “faktorit 9”, në bazë të mundësive buxhetore aktuale.

Përmes një përgjigjeje me shkrim, zyrtarë të saj kanë thënë se për rreth 150 pacientë për “faktorin 9”, do të iniciojnë procedura të reja tenderimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme