Ndërkohë lidhur me pretendimet e VMRO-DPMNE-së përmes një komunikate ka reaguar Ministria për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, se Shpresa Abazi është punësuar në Sekretariatin për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit me datë 1 korrik të vitit 2015 përmes Programit K-5. Në Planin për transfer të të punësuarve përmes programit K5, i cili ka kaluar në Qeveri bashkë me 9 nëpunës të tjerë është paraparë transferi në Agjencinë për Komunikime Elektronike. “Në kohën kur ka kaluar plani në Qeveri dhe janë realizuar transferet, të punësuarës i pushonte vendi i punës, pasi ka qenë në mandat në shoqërim të bashkëshortit, në ambasadën e Maqedonisë së Veriut në Vjenë – Austri, dërguar asokohe nga Nikola Popovski, ministër i punëve të Jashtme. Prandaj, transferi është realizuar menjëherë pas kthimit nga mandati”, thuhet në komunikatë. /Alsat.mk