Muaji fatkeq për fëmijët në Kosovë: Në maj më së shumti foshnje të braktisura

Vitin e kaluar në Kosovë 34 fëmijë kanë mbetur pa prindër, ku numri më i madh i tyre ka ndodhur në muajin maj.

Në shumicën e komunave të Kosovës janë një e më shumë fëmijë që janë braktisur nga prindërit e tyre.

Gjatë vitit të kaluar janë braktisur 34 fëmijë, numër ky fatmirësisht më i vogël në krahasim me vitin 2016, shkruan Gazeta Shneta.

Në komunën e Gjakovës prindërit kanë hequr dorë nga fëmijët në tri raste, në Gjilan dhe Istog nga 4 sosh, ndërsa në Prishtinë janë 5 fëmijë që kanë mbetur pa prindërit biologjik.

Sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, më së shumti fëmijë të braktisur ka në muajin maj dhe korrik.

Numri më i madh i fëmijëve të braktisur janë vajza ku dominojnë me 56 për qind të numrit total, ndërsa djemtë me 44 për qind.

Megjithatë, lajmi i mirë për këta fëmijë është se një numër i tyre kanë shkuar në bashkim familjar.

Vitin e kaluar në Gjakovë 4 fëmijë kanë shkuar në bashkim familjar, pesë në Mitrovicë, tre në Prizren. Gjithsej janë 23 fëmijë.

Ndërkaq 21 fëmijë janë adoptuar nga prindër të tjerë, 18 vendor dhe 3 ndërkombëtarë. Kujtojmë se sipas të dhënave të Qendrave Sociale, prindërit ndërkombëtarë më së shumti adoptojnë fëmijë me aftësi të kufizuara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme