Kryetari i Aerodromit Timço Mucunski dhe ish zëvendësministrja shtesë e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska janë nënkryetarët e rinj të VMRO-DPMNE-së.
Kështu bëri të ditur sonte kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pas seancës së Komitetit Qendror.
Në postin e nënkryetarit të partisë janë Aleksandar Nikoloski dhe Vllado Misajlovski, ndërsa Gjorgija Sajkovski mbetet sekretar i përgjithshëm.