Mucunski: Vazhdon dialogu me BE-në për zgjidhje me Bullgarinë, s’do të bëhemi pjesë e retorikës zgjedhore në Sofje

Ministri i Jashtëm Mucunski thotë se qeveria vazhdon komunikimet me Bashkimin Evropian për gjetjen e një zgjidhje me Bullgarinë. Megjithatë ai shton se vendi nuk duhet dhe nuk do të bëhet pjesë e retorikës zgjedhore në Sofje.

“Ne duam komunikim dhe angazhim aktiv me Sofjen sepse ai ai është fqinji ynë. Mbrëmë morëm pjesë në ngjarje në Tiranë për Korridorin 8 dhe masa të rëndësishme po ndërmerren nga të dy vendet për realizimin e atij projekti. Korridori 8 është dëshmi se me Bullgarinë kur duam mundemi të bashkëpunojmë. Në këtë moment atje vijojnë procese zgjedhore dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm si do të veprojmë sepse ne si shtet s’kemi asnjë interes të bëhemi pjesë e retorikës zgjedhore në Bullgari. Kush dëshiron dhe synon të na bëjë pjesë të retorikës zgjedhore në Bullgari, nuk ka vlera evropiane. Këtë e shoh edhe te disa aktorë politikë në Sofje, por të jem i sinqertë, e shoh edhe te disa aktorë politik këtu”, tha Timço Mucunski, Ministër i Jashtëm./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme