Muhamed Zekiri shpallet fajtor, dënohet me 2 vjet e gjysmë burg

Gazetar: Adrian Kerimi

Gjykata e shpalli fajtor ish sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri dhe e dënoi me dy vjet e gjysmë burg. Zekiri detyrohet që shtetit t’i paguajë dëmin prej 71 milionë denarësh. Nga masa efektive, Zekiri duhet të vuaj edhe 11 muaj burg. Vendimin e shkallës së parë thotë se do ta apelon.

“Askund dhe në asnjë moment nuk është konstatuar paramendimi im në lidhjen e marrëveshjeve. Unë vetëm kam zbatuar vendime të propozuara nga Qeveria, përkatësisht nga zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi. Në rastet kur angazhohet sekretari i përgjithshëm në mënyrë eksplicite theksohet se kur duhet zbatuar prokurim publik. Në këtë rast nuk kishte, madje as këshilltarët juridik në Qeveri nuk e kanë kundërshtuar. Nuk isha unë ai që ka shqyrtuar marrëveshjet. Kishte njerëz të caktuar dhe nuk më është thënë në asnjë moment nuk më është thënë se nuk duhet t’i nënshkruaj”, deklaroi Muhamed Zekiri, Ish sekretar i përgjithshëm i Qeverisë.

Gjykata hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar për konfiskimin e pasurisë në bazë të vlerës së dëmit në buxhetin e shtetit. Sipas shkallës së parë, pasuria e Zekirit rezulton të jetë përfituar mbi 10 vite para se ai ta kryen veprën penale dhe për këtë arsye nuk ka bazë për konfiskim. Zekiri në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë u akuzua për shpërdorim të detyrës zyrtare mbi dyshimet për marrëveshje në katër sy me kompaninë “Interholding” për shërbime konsultative mbi privatizimin e mundshëm të Postave të Maqedonisë dhe Hekurudhat e Maqedonisë-Transporti. Prokuroria e ndjekës së krimit të organizuar ka vlerësuar se Zekiri në cilësinë e sekretarit të përgjithshëm nuk ka zbatuar prokurim publik dhe nuk ka dhënë mundësi për oferta tjera. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme