Depteti i LSDM-së Ferid Muhiq në dekleratë për „Al Jazeera“ ka vlerësuar se caku i sulmeve të demonstruesve të dhunshëm në kuvend ka qenë shpallja e situatës të jashtëzakonshme në Maqedoni, skenar ky i cili ka qenë i përgatitur.„Qëllimi i sulmit ishte vrasja e dy apo tre deputetëve, Zoran Zaevin, Zijadin Selën si dhe një apo dy demonstrantë të dhunshëm me qëllim që situata të eskalojë e më pas të shpallet situatë e jashtëzakonshme për të cilën ishte i përgatitur skenari“ ka deklaruar Muhiq. Sipas tij, deputetët nga kuvendi janë nxjerë me automjete të blinduara nga njësitet speciale dhe janë në një kazermë në Shkup.
Muhiq thotë se edhe pse shanset janë të minimizuara ende ekziston mundësia që në Maqedoni të ketë luftë.